Pasaporta shqiptare për kosovarët – Meta: Jo veprime emocionale, jemi vetë nën monitorim
Shqipëria nuk duhet të ndërmarrë veprime emocionale, në raport me Kosovën, në një çast kur edhe vetë është nën monitorim të vendeve të BE-së dhe zonës Schengen.
Gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë, kreu i shtetit, Ilir Meta, ishte i qartë në mesazhin e tij për homologun kosovar, Hashim Thaci, i cili kërkoi që qytetarëve të Kosovës t’u lejohet aplikimi për shtetësi shqiptare me qëllim lëvizjen e lirë.
Në takimin me ambasadorët, presidenti, Ilir Meta, theksoi se Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të përmbushur 5 prioritetet për çeljen e negociatave me BE-në. Por për këtë, Presidenti Meta theksoi se edhe vetë Shqipëria është nën monitorim të vendeve të BE-së dhe zonës Schengen.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.