Fuqizohet tregu gjerman i punës – Bie numri i të papunëve, mbështet rimëkëmbjen e nxitur nga konsumi
Numri total i të papunëve në Gjermani ka rënë gjatë muajit Prill dhe norma e papunësisë qëndroi në nivel rekord të ulët, duke reflektuar fuqizimin e tregut të punës që po i jep nxitje rimëkëmbjes ekonomike të drejtuar nga konsumi. Të dhënat e Zyrës Federale të Statistikave treguan se numri total i të papunëve ra me 7,000 njësi në 2,370 milionë.
Rënia ishte poshtë projeksioneve të analistëve prej 15,000 njësi. Norma e papunësisë qëndroi në 5.3% në Prill, sipas zyrës Federale të Statistikave. Kjo është edhe më e ulëta që prej riunifikimit të Gjermanisë më 1990. “Rimëkëmbja e tregut të punës ka vazhduar gjatë pranverës. Megjithatë, zhvillimet janë më të dobëta se ato të regjistruara në muajt e dimrit”, deklaroi zyra e Statistikave.
Tregu i fortë i punës pritet t’i japë nxitje besimit të konsumatorit dhe shpenzimeve në ekonominë më të madhe të Europës, ku kërkesa e brendshme është kthyer në nxitësin kryesor të rritjes, duke i zënë vendin tregtisë së jashtme.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.