Greqia në votime! Arkivohet “GREXIT”
Greqia zhvillon sot zgjedhjet parlamentare ku me shumë gjasa kryeministri në detyrë Alexin Tsipras do të lerë karrigen për rivalin e tij Kyriakos Mitsotakis.
Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë për Greqinë, vendin që do të sjellë një spektakël krejtësisht në contrast me atë që u ofrua pak ditë më parë në Strasburg ku parlamentarët britanikë që mbështesin daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, kthyen shpinën ndërsa luhej himni i BE-së.
Sido që të shkojnë zgjedhjet, ajo që ishte problematika më e madhe e që mund të turbullonte kontinentin, GREXIT, tashmë është arkivuar dhe asnjë nga palët nuk e mbështet më këtë ide.
Tashmë Greqia propozohet si një burim dhe jo më si një problem për bashkësinë europiane.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.