Greqia publikon listën e vendeve që lejohen për turizëm pas 15 qershorit. Franca, Italia dhe të tjera mbeten jashtë
Greqia do të rihapë aeroportet e saj në Athinë dhe Selanik për të gjithë udhëtarët nga 29 vende prej15 qershorit, që është edhe fillimi i sezonit turistik, raporton AFP.
Vizitorët do të jenë nga 16 vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Danimarkën, Finlandën, Republikën Czecheke, vendet e Balltikut, Qipron dhe Maltën, tha ministri i turizmit në një deklaratë.
Vendet e goditura më së shumti nga pandemia e koronavirusit – si Franca, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia – nuk ishin në listë.
Jashtë Bashkimit Evropian, pushuesit nga Zvicra, Norvegjia, dhe vendet fqinje të Ballkanit si Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të zbarkojnë. Gjithashtu në listë janë Australia, Japonia, Izraeli, Libani, Kina, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.
Ministria tha që vendet të tjera mund të shtohen para 1 korrikut kur aeroportet rajonale të vendit gjithashtu të rihapen. “Lista … është hartuar mbi bazën e profilit epidemiologjik të secilit vend”, duke marrë parasysh rekomandimet e Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit dhe një raport nga Komisioni i Greqisë për sëmundjet infektive, thuhet në deklaratë.
Vizitorët do të testohen për koronavirusin në kufijtë e vendit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.