HISTORIKE / Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e presidentit Trump
Në Washington është firmosur pak minuta më parë nënshkrimi I një marrëveshje të negociuar nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, nën prezencën e vetë presidentit Donald Trump dhe të tjera figurave të rëndësishme.
Nënshkrimi u arrit pas dy ditë negociatash në Shtëpinë e Bardhë ndërkohë që marrëveshja e arritur sot raportohet se është e karakterit ekonomik dhe nuk përfshin pikën e shumëpërfolur të njohjes reciproke.
Të menjëhershme ishin urimet dhe përgëzimet nga krerët kryesorë të Kosovës si Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaçi.
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë që kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën, popullin e saj dhe të ardhmen Euro-Atlantike të vendit.
Ndërkohë Presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës ndaj të dërguarit special Richard Grenell dhe udhëheqjes amerikane për firmosjen e kësaj marrëveshje.
I salute the signing of agreement b/w #Kosovo & #Serbia, today in Washington. Grateful to @WhiteHouse, @realDonaldTrump, and @RichardGrenell for their leadership in this process. Kosovo now will continue working on economic dev., jobs, and further domestic & int'l consolidation. pic.twitter.com/Xha4BU1pLg
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) September 4, 2020
Një reagim ka patur edhe nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere i cili e konsideron historike këtë marrëveshje nga Presidenca Trump:
”Donald Trump njofton se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik. Një marrëveshje tjetër historike e arritur nga ky President për ta bërë botën një vend më paqësor, më të begatë”, shkruan Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere.
#BREAKING | President @realDonaldTrump has announced that Serbia and Kosovo have agreed to economic normalization. Another historic agreement reached by this President to make the world a more peaceful, prosperous place. 🇺🇸 🇷🇸 🇽🇰
— Judd Deere (@JuddPDeere45) September 4, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.