Hyn në fuqi “amnistia” – Vlera e faljes së borxheve, 91 miliardë lekë
Ligji i miratuar pak kohë më parë, për faljes së borxheve që biznesi i ka administratës fiskale tashmë ka hyrë në fuqi.
Kjo nismë e qeverisë erdhi pas diskutimesh të shumta dhe dakordësimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Sipas relacionit që shoqëron këtë draft, në total borxhi tatimor dhe doganor potencialisht ulet me 91 miliard lekë.
Vlera e taksave të mjete të përdorura që çregjistrohen sipas te dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit te Transportit Rrugor është përllogaritur rreth 11.9 miliardë lekë.
Po sipas relacionit janë të ndara me periudha të gjitha mënyrat e pagesave dhe të faljeve. Gjatë dy viteve të fundit 2015-2016 administratat tatimore dhe doganore kanë ndërmarrë një sërë masash veprimi kundër informalitetit në vend.
Ky plan kundër informalitetit është shoqëruar në të njëjtën kohë me një sere masash për thjeshtimin dhe lehtësimin e procedurave fiskale.
Kjo duke synuar reflektimin e pritshmërive dhe kërkesat e sipërmarrjes në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit dhe mirëadministrimit tatimor.
Por për këtë nismë ka patur dhe disa kërkesa shtesë nga komuniteti i biznesit, për shtyrje të disa afateve të përfitimit nga kjo falje.
Gjithashtu ky komunitet, cili prej vitesh i ka kërkuar politikës që të ndërmarrë një amnisti të plotë fiskale, pasi faljet e herëpashershme nuk kanë patur efektet e pritshme në ekonomi.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.