Ilaçet që po përdoren për Covid-19 – OBSH: Remdesivir dhe antiviralë të tjerë japin pak efekt te vdekshmëria
Në vetëm gjashtë muaj, prova më e madhe në botë e kontrollit mbi terapitë e Covid-19, ka gjeneruar prova bindëse mbi efektshmërinë e disa ilaçeve, që po përdoren për trajtimin e koronavirusit. Rezutatet e “Provës së Solidaritetit”, që po koordinohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tregojnë se terapitë me remdesivir, hidroksiklorokin, lopinavir/ritonavir dhe interferon, ofrojnë pak ose fare efekt në vdekshmërinë afat-shkurtër 28-ditore, apo në periudhën e qëndrimit në spital të pacientëve. Studimi, që është zhvilluar në mbi 30 shtete, ka vrojtuar efektet e këtyre trajtimeve tek norma e përgjithshme e vdekshmërisë, nisja e ventilimit dhe kohëzgjatja e qëndrimit në spital tek pacientët.
Rezultatet kanë ardhur nga 405 spitale, me 11,266 persona të rritur të rastit, ku 2750 kanë marrë remdesivir, 954, hidroksiklorokin, 1411, Lopinavir, 651, interferon shtuar lopinavir, 1412 vetëm interferon dhe 4088 pa asnjë ilaç të studiuar. Përdorimi për qëllime të tjera të këtyre ilaçeve, për shembull në trajtimin e pacientëve në komunitet apo për parandalim, do të duhet të studiohen në prova të tjera.
Progresi i arritur nga “Prova e Solidaritetit” tregon se provat e mëdha ndërkombëtare janë të mundshme, edhe gjatë pandemive, dhe ofrojnë përgjigje premtuese ndaj shqetësimeve të shëndetit publik, sipas Organizatës.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.