Incident në aeroportin e Lviv, Ukrainë – Vonohen fluturimet
Aeroporti ndërkombëtar i Lviv në Ukrainën Perëndimore vonoi disa fluturime gjatë ditës së sotme pasi një avion i pasagjerëve të Turkish Airlines doli jashtë pistës ndërsa po përgatitej për ngritje në Stamboll.
“Asnjë nga 59 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit në bordin e avionit nuk u lëndua si pasojë e incidentit”- tha aeroporti, duke shtuar se nuk kishte as dëme të konsiderueshme ekonomike në avion. Aeroporti i Lvivit është aeroporti më i madh në Ukrainën Perëndimore me trafikun e pasagjerëve dhe rrjeti i saj i itinerarit përfshin 30 destinacione ndërkombëtare.
Fluturimet në Turqi, Poloni, Gjermani, Itali, Egjipt dhe Britani janë vonuar për shkak të incidentit që ndodhi në orën 08.30 GMT. Problemi preku edhe fluturimet hyrëse nga disa destinacione. Aeroporti po bën çdo përpjekje për të rifilluar punën sa më shpejt u tha nga strukturat përkatëse.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.