Investimet në Tiranë – Veliaj: Çdo vit 50 blloqe banimi, rrisim vlerën e pronës
50 blloqe banimi rikualifikohen çdo vit në kryeqytet, duke ofruar shërbime më të mira dhe mundësi argëtimi për banorët. Gjatë prezantimit të investimeve 2 vjeçare në njësinë Nr.1 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se vetëm përmes këtyre ndërhyrjeve është rritur vlera e pronës në lagje të ndryshme të kryeqytetit nga 30-50 për qind.
Kryebashkiaku Veliaj bëri me dije se investimet po përqendrohen edhe në periferi, ndërsa informoi për ndërhyrje të reja të parashikuara në njësinë Nr.1.
Sa i përket investimeve strategjike të Bashkisë, më 10 Qershor është parashikuar të hapet edhe sheshi “Skënderbej”, duke u vënë në dispozicion të qytetarëve si një hapësirë e madhe pedonale.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.