Italia “braktis” planin e buxhetit? Conte: I gatshëm për disa ndryshime
Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se ishte i gatshëm të ndryshonte pak disa nga masat e përfshira në buxhetin 2019 të vendit në përpjekje për të kapërcyer kundërshtimin e marrë nga Komisioni Europian.
“Nëse kam mundësi për të zvogëluar ndikimin ekonomik të disa masave, unë do ta bëj” – tha Conte për gazetën la Repubblica. “Unë jam ai që ka të drejtën të flasë me Komisionin Europian dhe kurrë nuk kam ndalur diskutimet. Tani për tani, nëse mund të rimëkëmben disa fonde, për të ndryshuar shifrën përfundimtare apo të ndryshojmë disa gjëra të vogla por kjo nuk do të thotë që po tërhiqem” – tha ai.
“Nëse më sjellin llogaritje që më lejojnë të shkruaj 2.3 për qind ose 2.1 për qind, unë ende jam i hapur ndaj reformave të propozuara” – shtoi ai duke iu referuar objektivit të deficitit të vitit të ardhshëm prej 2.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.