Italia ende në “luftë” me koronavirusin/ Numri i viktimave i lartë, ndërsa infeksionet vijnë me një ulje të lehtë
Të dhënat për përhapjen e Coronavirus të Martën 24 Mars të publikuar nga regjistri i Mbrojtjes Civile për të tretën ditë radhazi një ngadalësim të lehtë të rritjes së numrit të infeksioneve, ndërsa numri i viktimave rritet pak mëshumë në krahasim me të hënën.
Aktualisht janë 54.030 persona pozitivë nga Coronavirus në Itali, ose 3.612 më shumë njerëz sesa të hënën, kur pati një rritje prej 3.780 pozitive. Rritja e infeksioneve nga një ditë në tjetrën është pra 7.2%, më e ulët se rritja e regjistruar midis të Dielës dhe të Hënës (+ 8.1%). Viktimat e regjistruara në buletin janë 743, që e dërgojnë numrin e vdekjeve totale në Itali në 6.820. 8326 pacientë u shëruan (894 më shumë se dje).
Gjithashtu Presidenti i Këshillit Suprem të Shëndetësisë sqaroi ëpr të gjithë njerëzit thashethemet se masat e rrepta të izolimit do të vazhdojnë deri në korrik:
“Lajmet janë shfaqur në disa gazeta që sugjerojnë mundësinë që masat të zgjaten në mënyrë të paracaktuar deri në korrik. Absolutisht jo. Kohëzgjatja e masave aktuale është 3 Prill. Në ditët e mëparshme do të merren vendimet e duhura në lidhje me zgjatjen ose jo” Presidenti i Këshillit Suprem të Shëndetësisë Franco Locatelli tha në konferencën për shtyp.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.