Ja cilët janë aeroportet me internetin më të shpejtë
Nëse po kërkoni një aeroport me internetin më të shpejtë, atëherë drejtohuni në perëndim. Lidhja telefonike e Seatle –Tacoma International mori vendin e parë sipas një renditje të re të aeroporteve të Amerikës së Veriut nga firma softuerike Ookla LLC, e cila drejton faqen e Speedtest. Net.
SeaTac ka arritur shpejtësinë më të madhe të shkarkimit që nga viti i kaluar, duke arritur në 103 Mbps. Denver, i cili kryesonte listën gjatë dy viteve të fundit, erdhi në vendin e dytë në 78.7 Mbps, duke u renditur si vendet me internetin më të shpejtë. Ndërsa, shpejtësinë më të ngadaltë të internetit ishin Toronto dhe Montreal, me shpejtësi shkarkimi prej 7.1 dhe 6.4 Mbps, tha firma Ookla.
Të dy kandidatët kanadezë janë duke u përmirësuar për sa i përket shpejtësisë së internetit që nga viti 2017. Këto të dhëna janë bërë të ditur nga testet e kryera në Speedtest.net që nga Janari deri në prill 2018, nga regjistrimi i kompjuterëve në rrjetin e internetit të aeroporteve. Por renditja nuk përfshin aeroportet të cilat nuk kanë akses në internet.
Tre shpërndarësit e mëdhenj të SHBA –Dallas-Fort Worth, Detroit dhe Miami, panë rënie të shpejtësisë së internetit, e cila varion nga 26% në 59% gjatë vitit të kaluar. Dallas dhe Miami janë shpërnarësit kryesor për American Airlines Group, ndërsa Detroit është një qendër për Delta Air Lines.
Aeroporti më i ngarkuar dhe që ka shpërndarjen më të madhe në botë të Delta-Hartsfield-Jackson Atlanta, panë përmirësimin më të madh një-vjeçar të shpejtësisë, duke u hedhur në 59.6 Mbps nga 2.7 Mbps, sipas të dhënave të sondazhit. LaGuardia arriti më të mirën nga tre aeroportet kryesore të Nju Jorkut, duke arritur një shpejtësi prej 28.5 Mbps, e cila është e mjaftueshme për vendin e dhjetë në listë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.