Jo më zvarritje 1 vit për shlyerjen e faturave – Denaj: Institucionet do paguajnë produktet e blera nga kompanitë private brenda 60 ditëve
Kuvendi ka miratuar të enjten një ndryshim në ligjin për shlyerjen e detyrimeve kontraktuale nga administrate publike, duke ulur nga 1 vit në 60 ditë afatin për pagesën e faturave nga ana e institucioneve publike.
Ministra e Financave Anila Denaj shpjegoi në Kuvend, se ndryshimi bëhet për të detyruar institucionet të mos zvarritin më për 12 muaj shlyerjen e faturave në drejtim të kompanive nga ku blihen medikamentet e produktet për mbrojtjen e shëndetit.
Qëllim kryesor është lehtësimi i financave te kompanive, por edhe përmirsimi i klimës së biznesit, si dhe përafrimi i legjislacionit shqiptar me direktivat evropiane.
Denaj u ndal edhe te përmirësimet që pritet të bëhen me procedurat për rimbursimin e TVSH, me synim arritjen e rimbursimit automatic në vitin 2023.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.