Jo vetëm Apple, por dhe Google me një smartphone të lirë – Si do të duket Pixel 4a?
Pixel 3a i Google u prit shumë mirë kur doli vitin e kaluar, dhe tani gjigandi i kërkimit mund të përgatite për të lëshuar një telefon tjetër të ngjashëm në të ardhmen e afërt.
Google është përfolur se po punon për një telefon të ri të quajtur Pixel 4a, i cili, ashtu si Pixel 3a, do të shërbente si një alternative me çmim më të ulët për smartphone-in aktual të shtrenjtë të Google.
Pixel 4a i Google do të hyjë në një treg më konkurrues në krahasim me vitin e kaluar. Apple, për shembull, sapo lëshoi iPhone SE, një iPhone 400 dollarë që duket si iPhone 8.
Renderat që blogu ‘91mobiles’ ka publikuar në partneritet me llogarinë Twitter @OnLeaks sugjerojnë se telefoni do të ketë një ekran me madhësi rreth 5.7 ose 5.8 inç. Telefoni pritet të ketë një rezolucion të ekranit prej 1080 x 2340 me 443 piksel për inç.
Pixel 4a do të ketë gjithashtu një sensor gishti në anën e pasme. Specifikimet e tjera mund të përfshijnë një procesor Qualcomm Snapdragon 730, 6 GB RAM, 64 GB hapësirë ruajtjeje dhe një bateri 3,080 mAh. Pixel 4a pritet të dalë në qershor ose korrik.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.