Joe Biden bëhet kandidati i parë më i votuar në SHBA – Thyen rekordin e vendosur nga Barak Obama
Me votat ende të numëruara, ish-Nënpresidenti Joe Biden ka thyer rekordin për shumicën e votave të marra nga një kandidat presidencial dhe tani ka grumbulluar më shumë se 70 milion.
Rekordi u mbajt nga Barack Obama, i cili në zgjedhjet e vitit 2008 mori 69,498,516 vota kur mundi John McCain, senatorin e ndjerë republikan.
Biden ju afrua numrit të votave të marra nga Obama të Mërkurën, sipas The New York Times, dhe ai më vonë theu pragun prej 70 milion votash.
Presidenti Donald Trump gjithashtu ka një shans për të thyer rekordin e mëparshëm të Obamës për votën popullore pasi sipas orës lokale në 3:30 pasdite Trump kishte më shumë se 67.6 milion vota.
Por, thyerja e rekordeve nuk është garanci e fitores. Fituesi i garës presidenciale nuk vendoset nga vota e popullit, por nga vota e Kolegjit Zgjedhor.
Në vitin 2016, Trump humbi votën popullore ndaj Hillary Clinton me gati tre milion vota por fitoi Kolegjin Zgjedhor dhe, si rezultat, presidencën.
Kur George Washington u zgjodh në 1789 si presidenti i parë i SHBA, ai mori 43,782 të votave popullore 100% të votimeve sipas raporteve të shumta të botuara.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.