Kaosi i Gatwick -EasyJet merr 15 milion paund
Kompania ajrore EasyJet thotë se ndërprerja e fluturimeve të shkaktuara nga zbulimet e avionëve në aeroportin e Gatwick gjatë muajit dhjetor i ka kushtuar rreth 15 milionë paund dëm. Kompania pagoi 10 milionë paund në “koston e mirëqenies së klientëve” dhe tha se kishte humbur 5 milion paund e të ardhurave për shkak të anulimeve të fluturimit.
EasyJet tha se incidenti preku rreth 82,000 klientë dhe çoi në anulimin e më shumë se 400 fluturimeve. Megjithatë, agjencia e fluturimeve gjithashtu bëri të ditur se kishte bërë goxha progres për një vit të suksesshëm financiar dhe se ishte “i përgatitur mirë” për një arritje ndaj Brexit.
Numri i pasagjerëve u rrit me 15% në 21.6 milionë për tre muajt e fundit të vitit 2018. Javën e kaluar, rivali tjetër Ryanair reduktoi në masë fitimin e saj duke fajësuar tarifat më të ulëta se saç kishin qenë më parë.
Në të kundërt, Easyjet tha se kishte parë kërkesa “të fuqishme” nga konsumatorët. Shefi ekzekutiv i EasyJet Johan Lundgren tha: “Për gjysmën e parë të vitit 2019, nivelet e rezervimit vazhdojnë të jenë inkurajuese edhe përkundër mungesës së sigurisë rreth Brexit për klientët tanë.
Ai gjithashtu tha se ishte “krenar” për mënyrën se si stafi punonte orë të tëra për t’u kujdesur për klientët e prekur nga incidenti i dronit. Planifikimi i Easyjet në Brexit përfshin regjistrimin e 130 avionëve në Austri dhe ndërtimin e një pjese të pjesëve rezervë në BE. Ajo shtoi se si BE dhe Britania e Madhe janë zotuar për të siguruar që fluturimet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE do të vazhdojnë në rast se nuk do të arrihej marrëveshja ndaj Brexit.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.