KE paralajmëron Italinë – Dombrovskis: Qeveria e re duhet të vazhdojë reduktimin e defiçitit buxhetor
Zv/Presidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis, tha se Italia duhet të reduktojë deficitin buxhetor këtë vit dhe të ndjekë politika të matura të shpenzimeve. Ai shtoi se Komisioni do të zhvillojë bisedime me qeverinë e sapokrijuar. “Qeveria po formohet. Paraprakisht mund të them se është e rëndësishme që Italia të mbajë përgjegjësi për politikat makroekonomike dhe buxhetore”, tha Dombrovskis.
Ditën e Mërkurë, presidenti i Italisë i dha një juristi jo shumë popullor, Giuseppe Conte, mandatin për të drejtuar qeverinë e parë të përbërë nga parti populiste që kanë dhënë premtime që bien ndesh me rregullat e Bashkimit Europian. Dy grupet populiste; Lëvizja 5 Yjet dhe Liga, arriti në një dakordësi javën e kaluar, duke premtuar ulje të taksave dhe rritje të shpenzimeve në mirëqenie, që përbëjnë sfidën më të madhe për Bashkimin Europian që kur Britania votoi për të dalë në vitin 2016.
Komisioni Europian paralajmëroi se stabiliteti financiar i Italisë ndodhet në rrezik nga një rritje e mundshme e normave të interesit dhe çështjeve politike. Krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian paralajmëroi qeverinë e re se duhet të vazhdojë uljen e borxhit të madh publik.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.