Kina, ‘aleati’ i domosdoshëm i Evropës / Marrëdhëniet duhet të ç’tensionohen
Udhëheqësit kinezë dhe zyrtarët e BE-së po kërkojnë të qetësojnë tensionet në një samit të realizuar me video-konferencë, ku do të trajtohen tarifat e reja që synojnë firmat kineze, kontrollin në rritje të Pekinit mbi Hong Kongun dhe pasojat nga kriza e koronavirusit.
Takimi vjen pasi Brukseli akuzoi Pekinin për një fushatë dezinformimi rreth pandemisë në 10 qershor. BE gjithashtu njoftoi planet në 17 qershor për të ngritur mbrojtjen kundër kinezëve dhe kompanive të tjera të mbështetura nga shteti nga blerja e aksioneve në firmat evropiane.
“Pandemia dhe sfidat e mëdha bilaterale dhe shumëpalëshe tregojnë qartë që partneriteti BE – Kinë është i rëndësishëm,” tha Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, pasi përfunduan bisedimet. “Por që marrëdhëniet tona të zhvillohen më tej, ato duhet të bazohen në rregulla dhe reciprocitet,’’ shtoi ajo.
Presidenti kinez Xi Jinping dhe Kryeministri Li Keqiang morën pjesë në video-konferencë gjithashtu.
Ambasadori i Pekinit në BE u shpreh javën e kaluar se bisedimet duhet të jenë më produktive dhe se rregullat rreth investimeve të vendosura nga BE, nuk po praktikohen në varësi të premtimeve.
Të drejtat e njeriut
BE ka sfiduar Kinën në lidhje me të dhënat e saj të të drejtave të njeriut, përfshirë çështje të tilla si ajo e Tibetit dhe Hong Kongut, ku vendet nga BE-27 kanë shprehur shqetësime për një ligj të ri të sigurisë të propozuar nga Pekini.
“Ne shprehëm shqetësimet tona të mëdha në lidhje me ligjin e propozuar të sigurisë kombëtare për Hong Kongun”, tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në një konferencë për shtyp.
Të premten, BE gjithashtu kërkoi lirimin e avokatit kinez të të drejtave të njeriut Yu Wensheng, i cili është burgosur për katër vjet për “nxitje të shfarosjes së pushtetit shtetëror”, pasi shkruajti një letër të hapur duke kërkuar reforma kushtetuese.
Investimet e huaja
Në krye të listës së diskutimeve do të jetë një traktat dypalësh për investimet që do të përmirësonin aksesin në treg dhe do të adresonin pabarazitë strukturore ekonomike. Sprova e radhës për Kinën do të jetë propozimi i BE-së për të ulur lehtësirat e kompanive të huaja krahasuar me ato vendaset.
Për vite me radhë, BE dhe SHBA janë shqetësuar për kompanitë e mbështetura nga shteti kinez që blejnë kompanitë e tyre, veçanërisht në sektorin e teknologjisë.
BE e kapur në mes
“Kriza e koronavirusit po krijon një mjedis global më konkurrues, me konfrontimin që rritet më shpejt sesa bashkëpunimi. Si BE, përballemi me udhëkryqe ku na kërkohet” të zgjedhim një anë “, tha Borrell në një postim i fundit në blog.
Në dallim nga SHBA-ja, Brukseli nuk është i gatshëm të nënshkruajë për kontrollin e Kinës dhe në vend të kësaj preferon të mbajë të hapur angazhimin me Pekinin, tha Brattberg.
“Në fund të fundit, e vetmja mënyrë që BE të mbrojë interesat e veta në një kohë ku ka rritje të konkurrencës SHBA-Kinë, është përmes forcimit të sovranitetit të vet dhe koherencës së politikës së jashtme,” tha ai.
D.B – SCAN
Burimi: BBC
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.