Kompania e parë që prek $1 trln nuk është Apple. PetroChina arriti në $1.1 trln në vitin 2007
Përpara se Apple të arrinte 1 trilionë dollarë në vlerë tregu më datë 2 Gusht, gjiganti kinez i naftës, PetroChina, e kishte arritur këtë vlerë thuajse 1 dekadë më parë.
Megjithatë, kompania nuk performoi mirë pas kësaj. PetroChina preku 1 trilionë në vitin 2007, pas listimit të suksesshëm në bursën e Shangait në 5 Nëntor të atij viti. Aksionet e listuara në Shangai u trefishuan në ditën e parë tregtare, ndërsa aksionet në Hong Kong, patën performancë edhe më të mirë.
Rritja i dha kompanisë një vlerë tregu prej 1. 1 trilionë dollarë në të dy bursat. Sipas Reuters, Çmimi i hapjes së Petrochina në Shangai, e vlerësoi kompaninë 60 herë sipër projeksioneve të analistëve për të ardhurat për aksion në vitin 2007, sipër mesatares globale prej 18-fish për sektorin e naftës gjatë asaj kohe. Megjithatë, që prej atëherë, kompania ka pësuar veç rënie.
Vlera e tregut të PetroChina, ra në më pak se 260 miliardë dollarë në fund të vitit 2008, duke sjellë shkatërrimin më të madh të kapitalit aksioner në historinë botërore.
Shkaku ishte kriza financiare dhe kolapsi i çmimeve të naftës. Kur Petrochina u bë publike në vitin 2007, nafta brent arrinte në 140 dollar për fuçi, ndërkohë që në ditët e sotme është sa gjysma e kësaj shifre.
PetroChina pati performancë të dobët edhe prej krizës financiare të vitit 2008. Apple u mbyll në 207.39 dollarë për aksion më datë 2 Gusht, duke e çuar vlerën e tregut sipër 1 trilionë dollarëve dhe duke u kthyer në kompaninë e parë amerikane të listuar në bursë që thyen këtë nivel.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.