Kongresi për Investimet e Huaja – Shqipëria në Dubai në kërkim të investitorëve potencialë
Shqipëria pritet të marrë pjesë për herë të parë në Kongresin e përvitshëm për Investimet e Huaja në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Nga data 2 -4 prill Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve do të jetë e angazhuar përmes duke promovuar mundësitë që ofron Shqipëria në sektorët potencialë.
Ajo që synohet të arrihet përmes këtij aktiviteti është tërheqja e investitorëve drejt Shqipërisë në disa fusha nga ndërtimi i veprave të mëdha në infrastrukture tek turizmi apo energjia.
Në axhendën e përfaqësuesve shqiptarë në këtë kongres janë përfshirë një sërë eventesh si ekspozitë ndërkombëtare ku Shqipëria do të ketë edhe stendën e saj, takime me përfaqësuesit e dhomave të tregtisë së Dubait dhe Abu Dabit, prezantime të vendeve pjesëmarrëse dhe mundësive që ofrojnë për investime, seminare, tryeza të rrumbullakëta ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.
Kongresi për Investimet e huaja ka një pjesëmarrje të gjerë me 140 shtete, mbi 100 zyrtarë të niveleve më të larta dhe 15,000 investitorët më të mëdhenj në nivel ndërkombëtar.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.