Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën për të forcuar rolin e Kim Jong Un
Parlamenti i Koresë së Veriut ka aprovuar ndryshime në kushtetutën e vendit për të forcuar rolin e liderit Kim Jong Un si kreu i shtetit.
Masa vjen pasi Kim u emërua zyrtarisht kryetar shteti dhe kryekomandant i përgjithshëm i ushtrisë në një kushtetutë të re.
Analistët thanë që ndoshta kishte për qëllim përgatitjen për një traktat paqeje me Shtetet e Bashkuara.
Koreja e Veriut ka kohë që ka bërë thirrje për një marrëveshje paqeje me Shtetet e Bashkuara për të normalizuar marrëdhëniet dhe për t’i dhënë fund gjendjes teknike të luftës që ekziston që nga Lufta Koreane 1950-1953, e përfunduar me një armëpushim.
Në kushtetutën e mëparshme Kim quhej “udhëheqës suprem” që komandon “forcën e përgjithshme ushtarake” të vendit.
Ndërsa në kushtetutën e re ishte përfaqësuesi suprem i të gjithë popullit, që do të thotë “kreu i shtetit”, si dhe “komandant ushtarak”.
Duke forcuar më tej autoritetin e tij, Kim Jong Un ka dalë si udhëheqësi më i fuqishëm në historinë e Koresë së Veriut.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.