Koronavirusi – Studiuesit australianë pretendojnë se kanë zhvilluar një vaksinë për sëmundjen vdekjeprurëse
Ekspertët në Universitetin e Queensland kanë bërë një përparim të rëndësishëm ku shkencëtarët po zhvillojnë një vaksinë për koronavirusin.
Studiuesit në Universitetin e Queensland po bëjnë një përpjekje intesive për të bërë një kurë për sëmundjen, e cila ka vrarë më shumë se 2,200 njerëz në të gjithë botën.
Ekipi është duke punuar me Koalicionin e Gatishmërisë Epidemike dhe Inovacionit për të pasur një rezultat pozitiv në krijimin e vaksinën sa më shpejtë.
Ata po përpiqen të zhvillojnë vaksinën e parë për shpëtimin e jetës për koronavirusin, i cili është riemëruar COVID-19.
Përpjekja e parë tani është gati, dhe së shpejti do të testohet.
“Ende ekzistojnë testime të gjera për të siguruar që vaksina është e sigurt dhe krijon një reagim efektiv imunitar,” tha nënkancelari i universitetit Peter Hoj.”Por falë teknologjisë dhe përkushtimit të këtyre studiuesve pengesa e parë është kaluar”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.