Kostot e Brexit për BE – 2.5% e ekonomisë europiane e ekspozuar ndaj kërkesës britanike
Me daljen nga Bashkimi Europian nuk do të humbasë vetëm ekonomia britanike, por edhe ajo e unionit thonë vlerësimet paraprake. Impakti më i madh do të jetë në terma afat-shkurtër dhe afat-mesëm, pasi me kalimin e viteve gjërat do të stabilizohen. Sipas vlerësimeve të Bloomberg, rreth 2.5% e ekonomisë së 277 vendeve të Bashkimit Europian është e ekspozuar ndaj eksporteve drejt Britanisë së Madhe.
Pjesa më e madhe e llojeve të eksporteve, si mallra apo shërbime do të përballen me vështirësi në momentin që do të ndodhë shkëputja formale e Britanisë nga blloku. Një skenar i tillë do t`i shtohej kostove të tjera të Brexit dhe për këtë arsye 27 vendet e mbetura të Bashkimit Europian pas daljes së Britanisë janë të matura dhe duan ta evitojnë diçka të tillë.
Ky rrezik vjen në një kohë që sektori i manifakturës në Europë po vuan një ngadalësim të ndjeshëm, rrjedhojë edhe e luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky sektor është mjaft i ekspozuar ndaj kërkesës britanike.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.