Krijohet ekspresi “perfekt” i kafesë! – Arrin te mbledhë mbi 4 milionë euro fonde
Me kalimin e viteve kemi dëshmuar lulëzimin e zgjidhjeve dhe modeleve inovative për të krijuar një përzierje perfekte të kafesë dhe tani vjen një tjetër risi nga Mbretëria e Bashkuar e cila premton të ruajë një standard me cilësi të lartë me kalimin e kohës. Quhet Niche Zero Grinder, dhe është rezultat i katër viteve punë dhe tridhjetë prototipeve nga Martin Nicholson, i cili e ka shndërruar kënaqësinë për pijen në një sfidë profesionale.
Mirësia e projektit kalon kryesisht nga përdorimi i kokrrave të kafesë sepse për të marrë një rezultat të mirë, më shumë sesa lloji dhe cilësia e ujit, është e rëndësishme se cili mulli kafeje përdoret. Në këtë rast gjejmë një makinë kompakte, 30 centimetra të lartë dhe 15 centimetra të gjerë, e cila, përmes unazës së vendosur në krye me të cilën të vendosë llojin e bluarjes, shpërndan 18.5 gramë kafe, pa lënë mbetje në makinë. Një pikë thelbësore, kjo e fundit, pasi duke eleminuar bazat e kafesë, të cilat brenda një kohe të shkurtër humbasin efektet aromatike duke u acidifikuar, nuk prishet bluarja pasuese ose e radhës.
Testuar nga disa bare britanike gjatë muajve të fundit, Grinder Zero Niche ka fituar shumë lëvdata edhe për dimensionet e vogla që realizon dhe heshtjen që siguron motori i brendshëm 230V. Me aftësi për të mbledhur mbi 4 milion euro përmes crowdfunding (mbledhja e sasive të vogla të parave nga një numër i madh njerëzish, zakonisht përmes Internetit), mulliri i kafesë i krijuar për blerësit e dyqaneve dhe përdorim shtëpiak mund të prenotohet me një kosto prej 559 euro, me dërgesat e para të planifikuara për korrikun e ardhshëm.(Wired)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.