Kritere për oficinat e mekanikëve – DPSHTRR: Do të ketë kontrolle. Merrni masa
Së shpejti, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pritet të nisë kontrollet për zbatimin e kritereve ligjore nga subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e riparimit të automjeteve dhe transportit rrugor.
Kriteret janë të ndara në kategori për riparimin e pjesëve mekanike, riparimin e karrocerisë, riparimin e impiantit elektrik, riparimin e gomave, por edhe për subjektet që tregtojnë mjete me motor dhe rimorkio apo kryejnë grumbullimin dhe shkatërrimin e mjeteve të dala jashtë përdorimit apo të braktisura.
Lista me kriteret (e plotë më poshtë) është e ndarë për pajisjet dhe instrumentet, ambientin si dhe dokumentacionin e nevojshëm.
Krahas mjeteve të punës, kriteret kërkojnë zotërimin e një kompjuteri, pajisjet e mbrojtjes nga zjarri dhe kutinë e ndihmës së shpejtë. Sa i takon ambientit, ai duhet të jetë të paktën 30 metra katror, të ketë zyrë për punë administrative dhe nyje hidrosanitare (tualet).
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.