Kryetari i kompanisë luksoze të veshjeve Ferragamo përjashton shitjen
Ferruccio Ferragamo, kryetar i kompanisë së veshjeve luksoze dhe aksesorëve Salvatore Ferragamo SpA, përjashtoi idenë nëse dyqanet e veshjeve më luksoze të markave Ferragamo mund të shitej. “Unë jam në dashuri me këtë kompani kështu që kjo nuk do të shitet” bëri të qartë Ferragamo të shtunën në emisionin e modës vjeshtë – dimër në Milano.
“Ka shumë energji në markë. Ne kemi shumë programe që vijnë për ta kthyer atë energji në lajme të mira në javët dhe muajt e ardhshëm “. Kompania premtoi promovimin e disenjatorit të grave Paul Andrew për të mbikëqyrur tërë markën si drejtor kreativ, një hap më tej, Kryeshefi Ekzekutiv Micaela Le Divelec Lemmi e quajti atë një “evolucion natyror”.
“Ideja është përforcimi i koherencës dhe konsistencës në të gjithë markën”, tha Le Divelec Lemmi, ish-shef i financave tek Gucci të Kering SA, i cili mori drejtimin e Ferragamos vitin e kaluar. Ajo ka në plan të rritë dukshmërinë e koleksioneve të veshjeve të gatshme në dyqane për të krijuar një përvojë më intime për konsumatorët.
Aksionet e Ferragamos u rritën më shumë se 1.2 për qind në 18.54 euro në Milano ditën e sotme. Shamitë mëndafshi të Ferragamos kanë qenë prej kohësh prodhime për gratë e korporatave dhe grupin e klubit vendas, por marka ka luftuar për të fituar shikueshmëri online dhe për të fituar më shumë blerës të rinj luksozë.
Ajo ka humbur më së shumti valën më të fundit të kërkesës kineze, e cila ka rritur ndjeshëm rivalët e tjerë si Gucci dhe LVMH Louis Vuitton që nga viti 2016. Shitjet kanë pësuar një rënie prej 1.8 për qind gjatë vitit të kaluar, ndërsa ecuria e shitjeve me shumicë u zvogëlua, por shitjet me pakicë të Ferragamos u rritën në 7.6 për qind në tremujorin e fundit duke pasur një shkëlqim tek konsumatorët qoftë vendas apo të huaj. Kompania raporton se do të ketë rezultate të mira gjatë gjysmës së dytë të këtij viti deri më 12 mars.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.