Kuba hap ‘turizmin e vaksinës’ – Soberana do të ofrohet falas për të gjithë vizitorët dhe vendasit
“Tani për tani, sa më shumë vaksina të kemi, aq më mirë është. Nëse rezulton e sigurt dhe efektive, nuk shoh pse vaksina që po testohet në Kubë të mos të merret në konsideratë.” Është pikërisht ky mendimi i profesor Stefano Vella, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Katolik të Romës. Gazeta Las Noticias rindezi vëmendjen ndaj vaksinës kubane. Pa shumë fjalë thuhet se sapo të miratohet Soberana 02 – ky është emri i vaksinës së prodhuar nga instituti epidemiologjik Kuban Finlay – do të ofrohet falas për të gjithë popullsinë e ishullit dhe për turistët që duan të vizitojnë vendin.
Si funksionon Soberana?
Ndryshe nga vaksinat e aprovuara aktualisht në Shtetet e Bashkuara dhe Europë – të cilat bazohen në teknologjinë mARN dhe përdorimin e vektorëve viralë – strategjia e miratuar nga studiuesit Kubanë është ajo e një vaksine nën-njësi, që është një përgatitje me një pjesë të proteinave Spike për nxitjen e një përgjigje imune. Aktualisht, sipas asaj që u deklarua nga instituti që po i zhvillon ato, ekzistojnë dy vaksina në fazën më të përparuar të studimit: Soberana 01 dhe Soberana 02.
E para, përveç pjesës së proteinës Spike, ka një membranë meningokoku membrana që vepron si një ndihmëse, d.m.th e aftë të stimulojë më shumë përgjigjen imune; në të dytën, proteina tetanotoksoid është e lidhur me Spike me synimin, gjithashtu në këtë rast, të stimulojë më shumë sistemin e mbrojtjes.
Të dyja qasjet nuk janë aspak të reja pasi ato janë testuar tashmë për vaksinat e para kundër meningokokut B dhe C dhe për vaksinën kundër Haemophilus Influenzae tip B. Strategji të vlefshme, të përdorura tashmë për shembull tek fëmijët, të dobishme për prodhimin e vaksinave të qëndrueshme në temperaturën e dhomës dhe mund të ruhet në temperaturat e frigoriferit. (LaRepubblica)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.