Kurti flet si kryeministër: Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike!E nisim duke shkurtuar ministrat dhe zëvëndësministrat
Albin Kurti parashtroi në Kuvend programin qeverisës të qeverisë së re,duke e vendosur theksin në fjalimin e tij te ekonomia.
Që në nisje të fjalimit, Kurti tha se masat e para do të nisin nga kabineti qeveritar, ku qeveria do të ketë në përbërje 15 ministra dhe 33 zëvëndësministra. Kjo nënkupton një shkurtim të numrit të ministrave e zëvëndësministrave që më parë ishin përkatësisht 21 dhe 80.
“Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike” tha Kurti duke paralajmëruar shkurtime të shpenzimeve publike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.