Legalizohet kisha Sagragda de Famiglia, pas 136 vitesh
Pas më shumë se një shekulli pune të paligjshme ndërtimore, kisha e madhe e Sagrada de Familia në Barcelonë më në fund ka rënë dakord me këshillin e qytetit për tu legalizuar. Sipas kushteve të një marrëveshjeje historike, besimtarët e kishës do të jenë në gjendje për të marrë lejen që u nevojiten në këmbim të pagesave të cilat arrijnë në 36 milionë euro ose (41 milion dollarë) gjatë dekadës së ardhshme.
Paratë do të përdoren për të financuar projektin e paracaktuar në mënyrë që të zbusë ndikimin e 4.5 milionë njerëzve që do të vizitojnë çdo vit kishën. Kryebashkiakja e Barcelonës Ada Colau përshëndeti ndikimin e marrëveshjes në një postim të bërë në Twitter. “Sagrada de Familia është një ikonë dhe monumenti më i vizituar në qytetin tonë”, shkruante ajo.
Pas dy vjet dialog kemi bërë një marrëveshje që do të garantojë pagesën e licencës, për të pasur një qasje të sigurt në monumentet dhe lehtësimin e jetës vendase duke pasur një përmirësim në transportin publik dhe riparimin e rrugëve fqinje “.
Vlera e këtij projekti mendohet se do të shkojë rreth 22 milion euro për infrastrukturën e transportit si dhe 7 milion euro për të rritur mundësinë e shumë linjave të metrosë në qytetin e dytë më të madh në Spanjë. Për më tepër, 4 milion euro do të përdoren për të rimodeluar katër rrugët kryesore dhe 3 milion euro për ruajtjen e zonës së pastër dhe të sigurt.
Ekipi i punës për rikonstruksionin e Sagrada de Familia mund të jetë zvarritur për një kohë të gjatë, por ndërtesa mbetet ende e papërfunduar. Ndërtimi i një kishe neo-gotike filloi në vitin 1882 nën drejtimin e arkitektit Francisco de Paula del Villar y Lozano, por ai së shpejti dha dorëheqjen.
Ai u zëvendësua nga Antonio Gaudi, modernisti catalan, veprat e të cilit gjenden në të gjithë Barcelonën. Gaudi ia kushtoi jetën ndërtesës së Familjes Sagrada deri sa vdiq në vitin 1926, pasi u godit nga një tramvaj.
Që atëherë një varg arkitektësh kanë punuar për të përfunduar kishën sipas dizajnit origjinal të Gaudisë dhe puna është planifikuar të përfundojë në vitin 2026, duke shënuar 100 vjet që nga vdekja e tij.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.