Lidhjet e biznesit BE-Iran – Prishja e paktit bërthamor rrezikon marrëveshje miliarda dollarëshe
Bashkimi Europian po përpiqet të mbrojë marrëveshjet e mëdha të biznesit me Iranin, përballë kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara.
Washingtoni do të rivendosë sanksionet ndaj Iranit, që u hoqën në vitin 2015 prej arritjes së një pakti për të kontrolluar aktivitetin bërthamor të vendit.
Që kur pakti u bë efektiv, firmat e mëdha në Europë morën nxitje duke nënshkruar marrëveshje miliarda dollarëshe me vendin e Lindjes së Mesme.
Shumë prej këtyre firmave rrezikojnë lidhjet e biznesit me Shtetet e bashkuara, nëse vazhdojnë të bëjnë negociata me Iranin, pas muajit Nëntor.
Ekziston një “statut i bllokimit” në Bashkimin Europain, krijuar që prej vitit 1996, që synonte tejkalimin e sanksioneve amerikane ndaj Kubës.
Zyrtarët europian thonë se mund ta përdorin këtë ndaj kufizimeve të reja të Shteteve të Bashkuara për firmat që bëjnë biznes me Iranin.
Sipas Reuters, kompani si Shell dhe të tjera që kanë operacione të mëdha në SHBA, mbështesin vendimin e administratës së Trump.
Autoritetet amerikane kanë vendosur gjoba të mëdha për bankat që procesojnë transaksione me Iranin, përfshirë institucionet britanike si Standard Chartered, HSBC dhe Lloyds. Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë bërë të ditur se respektojnë ende paktin bërthamor, në mënyrë që të zgjerojnë lidhjet e biznesit.
Eksportet totale të BE në Iran arritën në 10.8 miliardë euro, ndërsa importet nga Irani vlerësoheshin në 10.1 miliardë.
Pjesa më e madhe e importeve lidhen me energjinë, ndërsa eksportet e bllokut janë kryesisht makineri dhe pajisje të transportit.
Gjiganti francez i naftës, Total, arriti një marrëveshje prej 5 miliardë dollarë me Iranin, për të zhvilluar fushën më të madhe të gazit në botë. Airbus arriti në dakordësi për të shitur 100 avionë ndaj IranAir.
Ndër të tjera që rrezikohen janë; marrëveshja e firmës gjermane Siemens për të rindërtuar hekurudhat e Iranit dhe kompanisë franceze Renault, për të rritur kapacitetin e prodhimit në Iran në 350 mijë automjete në vit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.