Lista e CCB me destinacionet europiane më të lira për 2019, rendit Beogradin në vend të dytë
Nëse jeni duke kërkuar për pushime të lira në Europë, drejtohuni në lindje, sipas versionit më të fundit të të përvitshmes ‘Barometri i Kostove të Qytetit’ nga britanikja ‘Post Office Travel Money’.
Duke përdorur vlerësimet e çmimeve nga zyrat turistike kombëtare dhe rajonale si dhe shpenzimet mesatare të strehimit nga Hotels.com, Barometri 2019 i Kostove të Qytetit, më i madhi deri më sot, studioi koston totale të një udhëtimi gjatë fundjavës në 48 qytete në Evropë për të përcaktuar cila nga ato ofronte ofertën më të mirë.
Së bashku me koston mesatare të dy netëve akomodimi për dy të rritur në një hotel në qendër të qytetit, studimi analizoi çmimet mesatare të kombinuara të këtyre gjërave tipike turistike: vaktet e plota të një dite për dy, ku përfshihet edhe një shishe vere shtëpie , një filxhan kafeje, një coca-cola, një birrë dhe një gotë verë, një autobus kthimi ose tren nga aeroporti në qytet, një kartë udhëtimi 48 orësh, një vizitë turistike dhe një vizitë në një muze kryesor, një galeri.
Destinacioni më i lirë erdhi në një çmim shumë të volitshëm prej 191.73 dollarësh për një fundjavë të plotë, ndërsa e dyta vinte me shumë pak diferencë me 197.23 dollarë. Më poshtë janë listuar 12 destinacionet më të lira të pushimeve në Evropë, renditur sipas rendit zbritës me koston totale të një udhëtimi dy ditor. (udhëtimi nuk është përfshirë).
12. Athina, Greqi – 256.51 USD
11. Budapest, Hungari – 254.52 USD
10. Praga, Republika Ceke – 247.48 USD
09. Moska, Rusi – 243.16 USD
08. Bratislavë, Sllovaki – 236.85 USD
07. Riga, Letoni – 232.40 USD
06. Porto, Portugali – 224.59 USD
05. Bukuresht, Rumani – 218.27 USD
04. Stamboll, Turqi – 217.08 USD
03. Varshava, Poloni – 208.65 USD
02. Beograd, Serbi – 197.23 USD
01. Vilnius, Lituani – 191.73 USD
Burimi: BI
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.