Listimi i Alibaba në Hong Kong – Volum rekord në tregtinë e parë. Aksionet rriten me 6.6%
Gjiganti i tregtisë në rrjet, Alibaba, e mbylli sesionin e parë tregtar në Hong Kong në rritje me 6.6% nga çmimi i emetimit.
Gjatë ditës, u tregtuan 1.78 miliardë dollarë aksione, duke u bërë listimi i tretë më i madh në histori në tregun e Hong Kongut.
Alibaba është kompania e pestë më e tregtuar në New York këtë vit, në një mesatare prej 2.6 miliardë dollarë në ditë.
Gjiganti kinez i tregtisë në rrjet gjeneroi të paktën 11.3 miliardë dollarë nga listimi sekondar, që është parë si një test për të ardhmen financiare të Hong Kongut, pas 6 muajve të protestave të dhunshme.
Aksionet e Alibaba u mbyllën në 24 dollarë, në rritje me 6.6% nga çmimi fillestar prej $22.5. Listimi i Alibaba renditet i treti në Hong Kong për tregtinë në ditën e parë.
Rezultati mesatar ditor në bursën e Hong Kongut këtë vit ka qenë 11.6 miliardë dollarë, çka tregon se se Alibaba ka zënë 10% të të gjithë rezultatit në treg.
Fondet e mbledhura nga listimi në Hong Kong do të ndihmojnë Alibaba që të investojë në shumë shërbime në rrjet.
Alibaba është kompania më e madhe aziatike dhe e shtata më e madhe në botë, matur nga vlera në treg.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.