LVMH blen Tiffany&Co. -Pakti prej $16.2 miliardë do t’i rikthejë shkëlqimin firmës së stolive!`
Luis Vuitton ka rënë dakord për të blerë rrjetin e dyqaneve të stolive Tiffany, për 16.2 miliardë dollarë, që është edhe blerja më e madhe në historik për kompaninë.
Marrëveshja, në 135 dollarë cash për aksion, do t’i japë nxitje njësisë më të vogël të biznesit të LVMH, që janë orët dhe stolitë, njësi ku ndodhet aktualisht Bulgari dhe Tag Heuer.
Markat e veshjeve dhe aksesorëve, përfshirë Christioan Dior, gjenerojnë pjesën më të madhe të të ardhurave të LVMH, që drejtohet nga personi më i pasur i francës, Bernard Arnault.
“Blerja do të fuqizojë pozitën e LVMH tek stolitë dhe do të rrisë më tej prezencën në SHBA”, deklaruan kompanitë. Aksionet e kompanisë franceze u rritën me 1.8% në nisje të tregtisë.
Ekzekutivi i Tiffany, Alessandro Bogliolo, tha se transaksioni do të shtojë vrullin për kompanitë. E themeluar në New York në vitin 1837, Tiffany është një nga emrat më të njohur në industrinë e stolive.
Blerja e vendos LVMH, konglomeratin më të madh në botë të mallrave lukzose, që të konkurojë me Richemont, zotëruesin e Cartier.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.