Makina fluturuese bëhet realitet – Prova e parë prej 35 min përfundon me sukses! (VIDEO)
Një prototip i makinës fluturuese ka përfunduar një fluturim provë midis dy qyteteve në Sllovaki, duke kaluar 35 minuta në ajër. AirCar i Klein Vision fluturoi mes Nitra dhe kryeqytetit Bratislava.
AirCar Prototype 1 fuqizohet nga një motor BMW me 160 kuaj fuqi dhe vjen i pajisur me një helikë fikse. Ai shndërrohet nga avioni në mjet rrugor në më pak se tre minuta. Tani ka përfunduar më shumë se 40 orë fluturime provë, sipas Klein Vision, duke përfshirë fluturimin në 8200 këmbë dhe arritjen e një shpejtësie maksimale lundrimi prej 190 kilometrash në orë.
Pas uljes në Bratislavë, avioni u shndërrua në një makinë dhe u fut në qendër të qytetit nga CEO i Klein Vision Stefan Klein dhe bashkëthemeluesi i kompanisë Anton Zajac. Kompania është duke punuar në një model të quajtur AirCar Prototype 2, i cili do të mburret me një motor 300 kuaj fuqi.
Pritet të jetë në gjendje të lundrojë me 300 kilometra në orë dhe të ketë një distancë prej 1000 kilometrash. Klein Vision planifikon të zhvillojë modele me tre dhe katër vende të AirCar, si dhe versione me dy motorë dhe amfibë, sipas faqes së saj të internetit.
Një numër në rritje i kompanive po eksplorojnë potencialin e automjeteve fluturuese pavarësisht pengesave, duke përfshirë sigurinë dhe besueshmërinë. Automjetet fluturuese do të duhet të operojnë në hapësirën ajrore të mbushur me njerëz, pranë dronëve të vegjël dhe aeroplanëve tradicionalë, dhe gjithashtu kanë nevojë për një kuadër rregullator, i cili mund të marrë vite.
CNN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.