Mbipopullim në burgjet hungareze/ Kryeministri Orban prezanton programin ambicioz
Hungaria do të fillojë një program ambicioz për ndërtimin e burgjeve si një përpjekje për të frenuar paditë gjyqësore që vijnë nga vetë të burgosurit që ankohen për mbipopullim dhe kushte çnjerëzore. Kjo deklaratë është bërë nga vetë kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili ka pasur disa herë kritika nga Bashkimi Europian në lidhje me politikën që ai ndjek për drejtimin e vendit.
Javën e kaluar, kryeministri Orban, pas një lufte të gjatë debatesh për të mos ju bindur urdhrave të gjykatës për të paguar kompensimin e trajtimit çnjerëzor të të burgosurve, vendosi që të paguajë gjobat.
Orban disa herë ka kërcënuar të largohet nga PPE, duke thënë se ka humbur kontaktin me votuesit konservatorë, duke kërkuar një qëndrim më të ashpër për çështje të tilla si migracioni dhe identiteti kulturor.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.