Është njeriu më i pasur në botë – Jeff Bezos arrin shifrën rekord të 13.5 miliardë dollarëve në vetëm 15 minuta

Jeff Bezos mund të ketë qenë i vetmi miliarder ultra i pasur që nuk arriti të shtonte fitimet e tij në 2019 por ai po e bën këtë në vitin 2020.
Sipas Bloomber pasuria e CEO-s së Amazon, Jeff Bezos u rrit me 13.5 miliardë dollarë në vetëm 15 minuta pasi aksionet e kompanisë u rritën me 12%.
Rritja e vlerës së aksioneve të tij do ta vinte vlerën e tij aktuale në rreth 129 miliardë dollarë, duke e rritur atë sipër themeluesit të Microsoft Bill Gates. Të dy kanë tregtuar vendin e personit më të pasur në botë gjatë vitit të kaluar.
Pjesa më e madhe e pasurisë prej 116 miliardë dollarësh të Bezos vjen nga aksionet e tij në Amazon, me sipërmarrje të tilla si Blue Origin dhe gazeta Washington Post që përmbajnë pjesën tjetër.
Bezos është njohur si personi më i pasur në historinë moderne, pasi pasuria e tij kapi vlerën e 150 miliardë dollarëve në korrik të vitit 2018.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.