Mblidhet Task-Forca – Rama: Gati operacioni i madh kombëtar kundër kanabisit
Kryeministri Rama ka lajmëruar nisjen e një operacioni të madh policor në vend kundër trafikantëve të kanabisit.
Në mbledhjen e organizuar me Task Forcn, Rama njoftoi se sapo të nisë rënia e fluksit të turistëve, do të nisë operacioni ndaj kriminelëve i shoqëruar jo vetëm me arrestimin e tyre, por edhe me sekuestrimin e pronave dhe fitimeve të tjera.
Lufta kundër kanabisit është një nga prioritetet që Rama ka vendos që të mbyll deri në fund të këtij viti, duke ju referuar premtimeve që ka bërë gjatë takimeve të shpeshta me qytetarët.
ERTV Live?: Task Force raportim në Zyrën Operacionale të Situatës – Drejt zmbrapsjes totale të kultivuesve të kanabisit në të gjithë territorin e vendit dhe pastrimit përfundimtar të hartës së Shqipërisë nga njolla e këtij fenomeni kriminal. Në rend të ditës sekuestrimi i aseteve kriminale dhe ndjekja, arrestimi e ndëshkimi ligjor i "të fortëve" në feudet e në llagëmet e drogës ✌??
Posted by Edi Rama on Monday, July 31, 2017
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.