Ministri jashtëm gjerman optimist për tregtinë me Iranin në prag të takimit me presidentin Rouhani
Instex, një sistem europian pagesash për shkëmbimet tregtare me Iranin, i dizajnuar për të evituar sanksionet e SHBA-së, pritet të jetë gati së shpejti, deklaroi të hënën Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas përpara bisedimeve me presidentin iranian Hassan Rouhani në Teheran. Maas do të takohet me Rouhani dhe homologun e tij iranian, Mohammad Javad Zarif, si pjesë e një përpjekjeje evropiane për të shpëtuar paktin bërthamor të Iranit me fuqitë botërore dhe për të shpërndarë tensionet në rritje të Shteteve të Bashkuara.
“Ky është një instrument i një lloji të ri, kështu që nuk është e lehtë të konkretizohet”, tha Maas për gazetarët, duke treguar për kompleksitetin e përpjekjes për të instaluar një sistem krejtësisht të ri të pagesave. “Por të gjitha kërkesat formale janë në vend tani, kështu që supozoj se do të mund ta përdorim atë në të ardhmen e afërt”.
Në një përpjekje për të mbrojtur së paku një pjesë të ekonomisë së Iranit nga sanksionet gjithëpërfshirëse të SHBA dhe për të mbajtur gjallë një marrëveshje bërthamore me fuqi të madhe që Uashingtoni tashmë po e lë, Franca, Britania dhe Gjermania kanë krijuar Instex në formën e një ‘makinerie’ me qëllim specifik. Ata duan që Instex të përmbushë normat për financimin e ligjshëm të vendosur nga Task Forca e Veprimit Financiar me bazë në Paris, edhe pse Irani si shtet ende nuk është plotësisht në përputhje me to.
Gjatë një fundjavë në Irak gjatë rrugës për në Teheran, Maas paralajmëroi për rreziqet që ekzistojnë në rast konflikti me Iranin për të gjithë Lindjen e Mesme, duke thënë se europianët janë të bindur se ia vlen përpjekja për të mbajtur paktin bërthamor me Iranin.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.