Minjtë bëhen ‘laboratorë të gjallë’ – Halucinacionet e induktuara ndihmojnë në studimin e psikozës
Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit kanë arritur të induktojnë dhe të masin halucinacione në brejtës si dhe tek njerëzit, duke hedhur dritë mbi mekanizmat e zakonshëm biologjikë të lidhur me variacionet neurotransmetuese. Rezultatet janë botuar në revistën “Sience” dhe premtojnë të bëjnë një përparim në kërkimin e terapive të reja për psikozën.
Për të studiuar halucinacionet, studiuesit shpikën një eksperiment në të cilin pjesëmarrësit, si njerëzit ashtu edhe kafshët, duhej të sinjalizonin kur perceptonin një tingull të veçantë në mes të zhurmës, përkatësisht duke shtypur një buton ose duke futur hundën e tyre në një fole në kërkim të ushqim. Kur njeriu tha se ishte i sigurt se e kishte perceptuar tingullin, ose kur miu u tregua i bindur duke pritur për një kohë të gjatë për shpërblimin, atëherë episodi u etiketua si një halucinacion.
Meqenëse njerëzit kanë më shumë të ngjarë të kenë perceptime të ndryshuara kur kanë pritje, atëherë studiuesit u përpoqën të rikrijonin të njëjtin mekanizëm pritjeje edhe te brejtësit ku patën sukses duke rritur frekuencën me të cilën u dëgjua tingulli në fjalë.
Pasi verifikuan të gjitha këto ngjashmëri midis njerëzve dhe kafshëve dhe treguan se ketamina shkakton halucinacione në të dyja, studiuesit monitoruan qarqet e trurit të minjve për të parë se çfarë ndodh gjatë këtyre perceptimeve të ndryshuara.
Rritja e dopaminës ndërhyn në një qark nervor që ekuilibron pritjet me perceptimet reale, duke favorizuar kështu halucinacionet. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.