Modeli i ri Nokia 3310 del në shitje këtë muaj
Modeli i ri i telefonit klasik Nokia 3310, i cili u prezantua në muajin Shkurt gjatë Kongresit Botërore të Celularëve në Barcelonë, tashmë është gati për të dalë në shitje.
Në Kongresin e Barcelonës, një zëdhënës i kompanisë tha se telefoni do të dal në shitje gjatë tremujorit të dytë të vitit, por nuk dha një datë të saktë. Por zëra të ndryshëm deklarojnë se shitja do të nisë që këtë muaj, pasi porositë janë kryer që më parë.
Çmimi që do të këtë ky telefon, sipas faqes së kompanisë, pritet të variojë nga 48 euro deri në 70 euro. Kjo pajisje nuk do të jetë për SHBA-në.
Ku ndryshon nga modeli i vjetër?
-Pamja është pak a shumë e ngjashme me paraardhësin. Nokia ka sjell modelin e ri jo me ekranin origjinal, 84×84, por me ngjyra.
-Ka kapacitet interneti të kufizuar, dhe me lidhje 2.5 G, dhe do të punonte shumë ngadalë nëse përdoruesit përdorin 3G.
-Ka vetëm një kamera me vetëm 2 megapiksel.
Deri në vitin 2005 telefoni ka shitur plot 126 pajisje, ndërsa këtë vit do të shitet nga kompania finlandeze, HMD Global.
Eralda Zito/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.