Modernizohet Credins Bank në Kavajë – Zoto: Shërbime më të aksesueshme dhe cilësore, është shtuar edhe arka VIP
Prej muajit gusht të këtij viti Credins Bank Dega Kavajë operon në ambiente të modernizuara, duke ofruar shërbim edhe më cilësor për klientët e saj. Drejtori i kësaj dege, Albert Zoto thotë se tashmë shërbimet janë më të aksesueshme nga qytetarët, ndërkohë që në ambientet e reja ofrohen edhe shërbime të reja, sikurse është arka VIP.
Drejtori i Credins Bank në Kavajë thotë se ambientet e reja mundësojnë edhe kushte më të mira pune për stafin, si dhe ndihmojnë për të krijuar marrëdhënie më të mirë me klientët.
Credins Bank operon në Kavajë që prej vitit 2008, ndërkohë që ofron shërbim për më shumë se 6000 klientë individë, biznese apo institucione. Kjo nuk është hera e parë që Credins Bank kujdeset për të krijuar kushte të modernizuara në degët e saj në të gjithë vendin, ndërkohë që investime të ngjashme do të jenë gjithmonë në fokus, me qëllim ofrimin e shërbimit cilësor maksimal ndaj qytetarëve.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.