Moratoriumi i pyjeve në Kushtetuese – Korça: Të hiqen gjobat 5 milionë lekë për prerjen e druve
Gjykata Administrative e Korçës i konsideron jokushtetuese gjobat deri 5 milionë lekë për shkeljen e moratoriumit të pyjeve.
Ajo i është drejtuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e ligjshmërisë së nenit 6 të moratoriumit. Ky nen përcakton se shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë, në vlerën 5 pesë milionë lekë.
Vetë Gjykata Kushtetuese ka bërë me dije se do të shpallë qëndrimin e vet mbi kushtetueshmërinë e këtij neni më datë 17 shtator. Korça është një prej qyteteve me varësinë më të madhe nga ngrohja me dru.
Që nga data 11 Shkurt 2016 ka hyrë në fuqi Moratoriumi i Pyjeve për një periudhë 10- vjeçare.
Në bazë të këtij moratoriumi ndalohet kategorikisht:
i -) ushtrimi i veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë,
ii -) tregtimi i produkteve të tij,
iii-) ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe i qymyrit të drurit.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.