“Mungesa e vaksinave, shqetësuese” – Muka: Të sigurohet doza e dytë kryesisht për ata që kanë marrë kinezen
Mungesa e dozave të mjaftueshme të vaksinave për të vaksinuar popullatën sipas epidemiologëve është shqetësuese. në një intervistë për televizionin SCAN mjeku epidemiolog Taulant Muka tha se të dhënat tregojnë se mbrojtja e qytetarëve me një dozë të vetme kryesisht ata që kanë marrë vaksinën kineze, nuk është e mjaftueshme. Muka bëri thirrje strukturave shtetërore për të siguruar dozën e dytë.
Sipas mjekut ulja e numrit të infektimeve në Shqipëri nuk është si pasojë e masave të marra por nga infektimet e arta dhe afrimi i stinës së verës .
Muka kërkoi që shteti të bëjë analizimin e situatës sa i takon vaksinimit për të krijuar sigurinë te qytetarët nëpërmjet transparencës, lidhur me efektivitetin e vaksinës.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.