Nafta ndalon rritjen 3-ditore – Tregti e “vakët” për Krishtlindje. Investitorët presin takimin e OPEC+
Nafta ka ndaluar një rritje 3-ditore në tregtinë e së Premtes, me shumë investitorë që kanë bërë pushim, por çmimet pritet ende të tregojnë rritje javore, me tregun që është fokusuar tek hapat e radhës së OPEC dhe ndikimin e Omicron. Nafta Brent ra me 0.5% në 76.46 dollarë për fuçi, pas një rritjeje me 2.1% në sesionin e mëparshëm. Çmimi referenc i naftës që tregtohet në bursën e londrës, pritet të tregojë një rritje javore me 4%. Tregjet amerikanë ndërkohë, janë mbyllur ditën e Premte, për Krishtlindjet.
Nafta është rimëkëmbur këtë javë ndërkohë që shqetësimet mbi ndikimin e variantit Omicron tek ekonomia botërore u tërhoqën, me të dhënat paraprake që tregojnë se shkakton një sëmundje më të lehtë. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe vendet aleate përfshirë Rusinë, që njihen si OPEC+, me shumë gjasa do mbajnë premtimin e rritjes së prodhimit me 400,000 fuçi në ditë në takimin e muajit Janar, për sa kohë që çmimet qëndrojnë sipër 70 dollarë për fuçi, sipas analsitëve. Megjithatë, disa investitorë janë kujdesshëm përballë rritjes së infeksioneve.
Omicron është përhapur shpejt në botë dhe ekspertët kanë paralajmëruar se beteja me pandeminë nuk ka përfunduar ende. Rritja e infeksioneve ka shkaktuar masa të reja të kufizimeve në vende, përfshirë Itali dhe Greqi. Rritja e pusëve aktivë në SHBA kanë shtuar gjithashtu presion tek tregu i naftës. Pusët aktiv të gazit dhe naftës në SHBA u rritën në nivelet më të larta që prej Prillit 2020, me totalin që qëndron në 586, që sinjalizon jnë rritje të prodhimit në muajt e ardhshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.