Nafta tregtohet e qëndrueshme – Progres në bisedimet SHBA-Kinë mbi tregtinë
Çmimet e naftës po shfaqen të qëndrueshëm në sesionin e sotëm, me Brentin e Londrës që vijon të tregtohet pranë 60 dollarëve për fuçi. Shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale dhe dobësimi i kërkesës për naftës kanë eklipsuar progresin në bisedimet tregtare SHBA-Kinë.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikojnë një suficit të tregu gjatë vitit të ardhshëm, pavarësisht paktit të OPEC për të ulur prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 60 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 55 dollarë për fuçi.
Megjithatë, shpresat për progres në bisedimet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë kanë kufizuar humbjet. Uashingtoni dhe Pekini po përgatiten të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve, që synojnë të frenojnë konfliktin e zgjatur tregtar, ndërsa në ditët e fundit palët kanë ndërmarrë gjeste pajtuese.
Në mbyllje të sesionit të sotëm, ndërkohë, Brenti i Londrës pritet të publikojë humbjet e para javore në pesë javët e fundit. Megjithatë, nafta Brent është në rritje me 12% gjatë këtij viti. Në anën tjetër, prodhuesit po përpiqen të ulin rezervat globale të naftës për të mbështetur çmimet.
Në fokus të investitorëve është edhe takimi i OPEC+, që ka marrë angazhimin e Nigerisë dhe Irakut për të ulur prodhimin. Madje, disa vende anëtare të kartelit kanë sugjeruar ulje të mëtejshme të kuotave të prodhimit.
Lidion Kulla / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.