Nga nesër fillon llogaritja verore e kohës/ Akrepat lëvizin 60 minuta para!
Këtë vit, e diela e 29 marsit shënon fillimin e llogaritjes verore të kohës. Në natën mes të shtunës dhe të dielës ora do të shkojë 60 minuta përpara.
Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00. Ky proces ndodh dy herë në vit, që prej vitit prej vitit 1981 kur u vendos ndryshimi i ores për herë të parë. Ndryshimi i akrepave të orës ndodh në të gjitha qytetet europiane, duke bërë një ndarje mes periudhës verore dhe asaj dimërore, ku respektivisht akrepat lëvizin një orë pas dhe në periudhën verore 1 orë para.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.