Një telefonatë nën tingujt e erës – Kabina e telefonit për vajtuesit japonezë
Në periferi të Otsuchi-t, një qytet i dëmtuar nga tsunami i vitit 2011, është vendosur një telefon rrotullues ku njerëzit mund të kujtojnë të dashurit e tyre të humbur.
Kabina e bardhë, e mbështjellë me xham mban një telefon rrotullues, i cili nuk ngatërrohet në asnjë moment me telefonatat hyrëse. Në vend të kësaj, kabina është një ndërmjetësim mbi jetën dhe vdekjen, dhe është bërë një vend pelegrinazhi për shumë banorë të cilët janë prekur nga kjo fatkeqësi. Vizitorët mund të shënojnë mendimet ose mesazhet e tyre në një fletore pranë telefonit.
Itaru Sasaki e vendosi telefonin në kopshtin e tij një vit më parë për të lehtësuar sado pak humbjen e kushëririt të tij. “Dëshira për të mbajtur një marrëdhënie me një të dashur të ndjerë është një dëshirë thellësisht e rikthyeshme, por e ndërlikuar. Për shkak se mendimet e mia nuk mund të transmetoheshin përmes një linje të rregullt telefonike doja që ato të mbarteshin nga era”, tha Sasaki.
Otsuchi është një nga ato qytete që humbi pothuajse gjithçka, 16,000 banorë u zhdukën në këtë katastrofë. (USNews)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.