Një tjetër vend kalon shifrën e 1 milion të prekurve me Covid – Kriza ekonomike shoqëron gjithashtu Brazilin
Përhapja e koronavirusit në Brazil arriti në shifrën e 1 milion infeksioneve pasi sëmundja nuk tregon shenja të qarta të ngadalësimit në vendin më të madh të Amerikës Latine muaj pas regjistrimit të rasteve të para.
Vendi regjistroi një rekord me 54.771 raste në një ditë, duke e çuar totalin në 1.032.913. Të dhënat e përpiluara nga shtetet braziliane treguan gjithashtu 1,206 viktima në një ditë duke e çuar numrin total në 48,954 humbje jete.
Rritja e numrit të rasteve ditore, gati 20,000 më shumë se rekordi i mëparshëm është shkaktuar pjesërisht nga një çështje teknike në sistemin e raportimit të disa shteteve, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.
Përgjigja e Brazilit ndaj pandemisë, e rrënuar nga sulmet politike dhe urdhrat e papërshtatshme të karantinës, e ka bërë më të vështirë për ekspertët të tregojnë se kur sëmundja do të arrijë në vendin e 210 milion njerëzve. Me rastet që lëvizin brenda dhe në rajone më të varfra ndërsa shumë qytete heqin kufizime, shqetësimi po rritet se sëmundja do të ketë një rritje të re. Vlerësimet nga Universiteti PUC në Rio de Janeiro tregojnë se rastet ka të ngjarë të arrijnë 1.3 milion deri në fund të qershorit.
Të dhënat e aktivitetit, ndërkohë, vazhdojnë të tregojnë shkatërrimin që shpërthimi po i shkakton ekonomisë. Indeksi i aktivitetit ekonomik të bankës qendrore për muajin prill, i parë si një përfaqësues i produktit të brendshëm bruto, ra në 15.09% nga viti i kaluar.
Shqetësimi për numrin e aktivitetit të pandemisë ka qenë në qendër të presionit të Presidentit Jair Bolsonaro për të rihapur ekonominë, duke çuar në përleshje midis presidentit dhe qeverive lokale.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e sheh PBB-në e Brazilit duke rënë me 7.4% këtë vit, megjithëse rënia mund të arrijë në 9.1% nëse ka një valë të dytë të virusit ndërsa vendi rihapet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.