Obama, lamtumirë në lot: Bëhuni rojtarë të demokracisë, besoni ëndrrën amerikane
Barack Obama beson te ëndrra amerikane dhe i kërkon edhe vetë amerikanëve ta besojnë atë. Ky ka qenë thelbi i fjalës së tij të fundit si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Obama lë zyrtarisht postin më 20 janar, në mesnatë, për t`i lënë vendin Donald Trump. Obama në fjalimin e tij sulmoi edhe Trump për politikat e tij diskriminuese.
“Ne si qytetarë, duhet të tregohemi vigjilent ndaj rreziqeve të jashtme. Ne duhet të ruhemi nga dobësimi i atyre vlerave që na bëjnë ata që jemi sot. Mbrojtja e mënyrës sonë të jetesës nuk kërkon vetëm ushtri. Prandaj gjatë 8 viteve të kaluara kam punuar për të luftuar ndaj terrorizmit në mënyrë ligjore. Prandaj i dhamë fund torturës. E refuzoj diskriminimin ndaj myslimanëve të Amerikës”.
Me nota pozitive, Presidenti në ikje ka vlerësuar edhe situatën ekonomike të vendit.
“Norma e papunësisë është pranë minimumit të 10 viteve. Norma e të pasiguruarve nuk ka qenë asnjëherë kaq e ulët. Kostot e kujdesit shëndetësor po rriten me nivelin më të ulët në 50 vite. Në rast se çdo çështje ekonomike do të shihet si një betejë mes klasës punëtore të të bardhëve dhe minoriteteve që nuk e meritojnë atë, atëherë punëtorët e të gjitha shtresave dhe racave do të mbeten duke luftuar për lëmoshë, ndërkohë që të pasurit do të vijojnë të zhyten edhe më tej në strehën e tyre. Gjatë fjalës së tij, Presidenti amerikan nuk i ka mbajtur dot lotët, në momentin e falenderoi familjen e tij për mbështetjen që i ka dhënë gjatë këtyre 8 viteve”, tha Obama.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.