Pakistani i detyrohet më shumë parà Kinës se sa FMN-së
Pakistani i detyrohet Kinës më shumë se dyfishin e shumës që i ka borxh Fondit Monetar Ndërkombëtar në tre vitet e ardhshme. Kjo ka ndodhur pasi kreditë e marra për të rritur rezervat e këmbimit valutor dhe për të kapërcyer hendekun financiar janë akumuluar ndjeshëm duke u bërë shkak i këtij borxhi të madh.
Kombi i Azisë Jugore i detyrohet 6.7 miliardë dollarë kredi tregtare Kinës gjatë tre viteve deri në qershor 2022, sipas FMN, i cili këtë vit miratoi një program të ri për të shpëtuar Pakistanin nga një krizë. Islamabad duhet të paguajë huadhënësin shumëpalësh 2.8 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë.
Pakistani, një nga përfituesit më të mëdhenj të Iniciativës kineze të Belt&Road, është duke marrë hua nga Pekini për të kaluar një krizë financiare. Megjithatë, paratë ishin të mjaftueshme për të kapërcyer vetëm një boshllëk financimi, duke e shtyrë vendin e Azisë Jugore në dyert e FMN për akoma më shumë para.
Një raport vitin e kaluar nga Qendra për Zhvillim Global renditi Pakistanin në mes tetë kombeve që përballen me probleme të mundshme të qëndrueshmërisë së borxhit për shkak të planit belt-road.
“Në një farë mënyre ky përfundim ka rezultuar i gabuar për Pakistanin,” tha Burzine Waghmar, një anëtar i Qendrës për Studimin e Pakistanit në Universitetin SOAS të Londrës. “Të entuziazmuar nga paratë kineze, ata u fokusuan tek marrëveshjet afatshkurtra për të mbrojtur krizën financiare, pa kuptuar implikimin e saj afatmesëm dhe afatgjatë, si dhe levave kineze mbi Pakistanin.”
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.